Edhe për këngëtarin David Dreshaj po kalon një vit plot hite, punë dhe angazhime që patjetër mund të quhet një vit suksesi për të.
Dhe kur jemi te muaji i fundit, apo siç quhet muaji i festave të dhjetorit, ai duket sikur i shijon si askush tjetër, i përshtatur me ngjyrat e festave, bardhësinë e Krishtlindjeve, por edhe ngrohtësinë e familjes.
Davidi në rrjetin e tij social ka publikuar disa foto ku shihet pranë një oxhaku, por edhe pranë një peme me plot drita, madje edhe në krah me mbesën e tij.
Por mësojmë se dhjetori nuk do të jetë vetëm për të shijuar festat dhe ngrohtësinë familjare, pasi ai ka ende shumë ftesa dhe angazhime për të kënduar, sidomos për Krishtlindje.
Para dy vitesh, ai solli një album të tërë, mbushur me tematikë festash për fundvitin, këngë të cilat, sa herë vijnë dritat dhe dekoret e Krishtlindjeve, ja vlen të dëgjohen.
Por a ka rezervuar ai ndonjë projekt festiv si dhuratë për fansat, duke e lënë nën pemën festive?
Pritet të shihet!
Burimi: botasot.info