kandidimi i te pavarurve te berishes me 6 mars komisioni rregullator caktoni financierin ne kqz per financimin e fushates 61f53eca44be1

Kandidimi i të pavarurve të Berishës më 6 Mars, Komisioni Rregullator: Caktoni financierin në KQZ për financimin e fushatës

January 29, 2022
1 minut lexim

Gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator të KQZ-së, u miratua projektvendimi për përcaktimin e rregullave të raportimit financiar të partive politike dhe subjekteve zgjedhore, në lidhje me kontrollin e financimeve dhe shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Komisioni Rregullator, miratoi gjithashtu dhe projektvendimin për caktimin e një financieri në KQZ, nga subjektet politike ose kandidatët e pavarur.

Në fjalën e saj kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano, kërkoi që të njoftohen dhe të gjithë kandidatët e pavarur në zgjedhje, të caktojnë një financier në KQZ, në lidhje me raportimin e shpenzimeve të tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Pjesë nga diskutimet:

Anëtari i Komisionit Rregullator, Muharrem Çakaj: Unë kisha një pyetje për drejtoreshën e ODHIR duke marrë në konsideratë dhe fatin se në zgjedhjet e përgjithshme të datës 25 Prill kanë marrë pjesë dhe kandidatët të pavarur, a kanë caktuar një financier kandidatët e pavarur.A kanë vendosur një financiar kandidatët e pavarur për të raportuar financat e tyre në respektim të aktit të vendosur në Komisionin Rregullator.

Drejtoresha e ODHIR: Nga eksperienca e zgjedhjeve për Kuvendin, duke qenë se koha ka qenë e pamjaftueshme që kandidatët të njiheshin me rregullat e vendosura nga komisioni rregullator, kandidatët nuk kanë caktuar një financier në KQZ. Raportin e kanë sjellë vetë por, jo përmes një financieri

Kryetarja, Ilirjana Nano: Pas miratimit të këtij akti, do të sugjeroja njoftimin dhe ndërmarrjen e një fushatë ndërgjegjësuese për kandidatët e zgjedhur nga zgjedhësit për financierin dhe për raportimin e financimit të subjekteve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ciro bllazheviqi me keto fjale i drejtohet kosoves ajet shosholli e kontakton 61f53ec810433
Story i mëparshëm

Çiro Bllazheviqi me këto fjalë i drejtohet Kosovës! Ajet Shosholli e kontakton 

policia ne aksion zbulohet droge persona pa certifikata dhe te mitur 61f53fb59f78e
Story i radhës

Policia në aksion: Zbulohet drogë, persona pa certifikata dhe të mitur

Të fundit nga

Ky është parashikimi i motit për vikend

Këtë vikend pritet të mbaj mot i ngrohtë dhe me diell. Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë