Çiro Bllazheviqi me këto fjalë i drejtohet Kosovës! Ajet Shosholli e kontakton 

Trajneri më i mirë që njeh historia e Kroacisë, Mirosllav Çiro Bllazheviq, ka kohë që vuan nga sëmundja e rëndë, kanceri, të cilën sëmundje ai e kishte mposhtur dy herë para shumë vitesh por prapë iu është rikthyer fatkeqësisht. 

Ajet Shosholli, ish kryetrajner i Prishtinës në vitin 1984, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri, sot e ka kontaktuar direkt Blazheviqin. 

Shosholli e ka telefonuar Bllazheviqin në Zagreb, duke biseduar për shumë çështje, veçmas ish selektori i Kombëtares së Kosovës, i ka dëshiruar shërim të shpejt homologu të tij.

Bllazheviqi, në pranverën e vitit 1985 u emërua kryetrajner i Prishtinës, që edhe sot flasin me krenari për të, për rezultatet që ka pasur me Prishtinën në elitën e futbollit ish jugosllav. 

Shosholli tregon se me cilat fjalë Bllazheviqi sot iu drejtua Kosovës.

Çiro i ka thënë Shoshollit që t’ia kryejë porosinë për Prishtinën dhe Kosovën e dashur, që ka kaluar kohën më të mirë.

“Ajet, përshëndetmi gjithë dashamirët futbolldashës në Kosovë.

Besoj që se shpejti do të jem në Prishtinë. Në emër tim falënderojë qytetarët e mrekullueshëm 

Në Kosovë kam kaluar kohëra të mira, kam kujtime shumë të mira. Nuk e harroj atë kohë të bukur, me një publik të mrekullueshëm që nuk e kishte shoqin në vend. Ju dua të gjithëve, i juaj Çiro”, i drejtohet Bllazheviqi Kosovës.

Bllazheviqi së bashku me Shoshollin e kanë drejtuar Prishtinën në vitin 1985.

Çiro Bllazheviqi ka drejtuar Kombëtaren e Kroacisë, me të cilën ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998 në Francë. Bllazheviqi është i bindur se do ta mposht edhe një herë këtë sëmundje të keqe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhemi Shehu largon Fjoralba Ponarin, prapaskena e rikthimit të moderatores në ekran

Story i radhës

Kandidimi i të pavarurve të Berishës më 6 Mars, Komisioni Rregullator: Caktoni financierin në KQZ për financimin e fushatës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish