kandidatet per anetar ne kshpk u intervistuan sot nga komisioni parlamentar per zgjedhje dhe emerime 69bc7b270e4f7

Kandidatët për anëtar në KSHPK, u intervistuan sot nga Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime

March 20, 2026
1 minut lexim

Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, përmes Komisionit për përzgjedhës të kryesuar nga deputeti Igor Zdravkovski, sot zhvilloi një intervistë publike me kandidatët që aplikuan pas Vendimit për publikimin e një njoftimi publik për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Gjashtë kandidatë aplikuan brenda afatit ligjor, njëri prej tyre nuk i plotësoi kushtet e konkursit, ndërsa kandidatja Marija Kitanov Katrallova nuk mori pjesë në seancën publike dhe në përputhje me rregullat, kandidatura e saj u refuzua nga Komisioni për përzgjedhje.

Para anëtarëve të Komisionit për përzgjedhje, si dhe përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve joqeveritare vizionin dhe misionin e tyre për Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e prezantuan Antonija Andonova Tasevska, e diplomuar në drejtësi dhe magjistre në të drejtën penale nga Gjevgjelia, Marija Kitanov Katralova, ekonomiste dhe magjistre në shkencat ekonomike nga Kavadari, Vladimir Klekovski, i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Milka Muratovska nga Strumica, e diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistre në të drejtën penale, dhe Borçe Stojanovski, ekonomist dhe magjistër në administrim biznesi nga Shkupi.

Kandidatët për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit iu përgjigjën pyetjeve të bëra nga anëtarët e Komisionit për Përzgjedhje, deputetët dhe përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve joqeveritare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba miraton shitjen e armeve me vlere 16 5 miliarde dollare per lindjen e mesme 69bc757a7d878
Lajmi i mëparshëm

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 16.5 miliardë dollarë për Lindjen e Mesme

aktori chuck norris shtrohet me urgjence ne spital 69bc7d42cb78a
Lajmi i radhës

Aktori Chuck Norris shtrohet me urgjencë në spital

Të fundit nga

Sulme të reja në Teheran

Raportohet se sulme të reja kanë shpërthyer në kryeqytetin iranian, Teheran. Lajmin e ka bërë të ditur BBC, duke iu referuar burimeve të veta të sigurta. Mediat lokale iraniane gjithashtu po raportojnë

Aktori Chuck Norris shtrohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur hollivudian Chuck Norris është shtruar në spital në Hawaii. Portali amerikan TMZ publikoi lajmin duke cituar burime me njohuri të drejtpërdrejta për ngjarjen. 86-vjeçari është shtuar me urgjencë në
ShkoLartë