kancelari scholz rusia ka pesuar humbje me te medha se ne luften 10 vjecare ne afganistan 627fba2fb698b

​Kancelari Scholz: Rusia ka pësuar humbje më të mëdha se në luftën 10-vjeçare në Afganistan

May 14, 2022
1 minut lexim

Portali T-online ka publikuar një intervistë që ka zhvilluar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, lidhur me situatën në Ukrainë, si dhe bisedën që ai ka zhvilluar me presidentin Putin një ditë më parë.

Kancelari gjerman, në këtë intervistë, nënvizoi se nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim në qëndrimin e liderit të Kremlinit, me të cilin foli për më shumë se një orë. 

“Për shkak të idesë së çmendur të Putinit për zgjerimin e perandorisë ruse, si Rusia ashtu edhe e gjithë bota, po paguajnë një çmim të lartë”, tha kancelari Scholz, duke iu referuar pasojave në tregun e grurit.

“Putini duhet të kuptojë se e vetmja rrugëdalje është një marrëveshje me Ukrainën, ndërsa NATO-ja, jo vetëm që nuk është tërhequr, por është forcuar në krahun lindor dhe Aleanca do të bëhet edhe më e fortë me hyrjen e Finlandës dhe Suedisë”, theksoi kancelari.

Zoti Scholz nënvizoi se Rusia tashmë ka pësuar humbje të mëdha ushtarake në Ukrainë, më të mëdha se në luftën dhjetëvjeçare në Afganistan.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nostalgjia e edi ramespo me vjen keq prej serbisepor ne do te perkrahim kosoven per anetarsim ne kie 627fba29e48f4
Story i mëparshëm

Nostalgjia e Edi Ramës:Po me vjen keq prej Serbisë,por ne do të përkrahim Kosovën për anëtarsim në KiE!

roshi gjen golin ne turqi 627fba6153720
Story i radhës

Roshi gjen golin në Turqi

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.

Nissan po punon në një superveturë të re

Nissan drejt një modeli të ri. Kompania ka konfirmuar se GT-R po kthehet, pa dyshim. Tani një zyrtar e ka përforcuar këtë deklaratë. Arnaud Charpentier njoftoi se marka po punon në mënyrë

Ademi drejt Maribori 

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, është pranë largimit nga klubi me renome Dinamo e Zagrebit.  Iinteresim për të ka shprehur skuadra sllovene Maribori.  Ky është një opsion shumë serioz, konfirmohet nga fakti që
ShkoLartë