Roshi gjen golin në Turqi

Futbollisti i kombëtares, Odise Roshi ka gjetur golin e parë në Turqi teksa shënoi në sfidën që skuadra e tij Boluspor, po luan në transfertë ndaj Ankaragucu. Fieraku përfitoi nga një përgjumje e ekipit kundërshtar dhe në minutën e 13-të me një goditje brenda zonës mposhti portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i parë për Roshin me fanellën e Bolusporit në Ligën e Parë turke, ndërsa në të kaluarën ka dhuruar edhe dy asistime.

Një prej të cilëve u regjistrua në ndeshjen e kaluar të Boluspor dhe ishte pikërisht për Bekim Balajn.

Shkodrani edhe në ndeshjen ndaj Ankaragucu e ka nisur titullar, ndërsa po ashtu nga minuta e parë për Boluspor është edhe portieri, Gentian Selmani ndërkohë që në stol është ulur Dejvi Bregu.

Aktualisht, goli i Roshit është barazuar nga Ankaragucu që është skuadra kryesuese e Ligës së Parë turke, ndërsa Boluspor për momentin mban vendin e 14-të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kancelari Scholz: Rusia ka pësuar humbje më të mëdha se në luftën 10-vjeçare në Afganistan

Story i radhës

“Çudia”/ Si u skualifikua nga tenderi i rrugëve kompania me ofertën 16 milionë lekë më të ulët

Të fundit nga