Kancelari gjerman përgëzon presidentin turk për fitoren në zgjedhje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes njoftoi se kancelari gjermane në një telefonatë e përgëzoi presidentin turk për suksesin e tij zgjedhor dhe e uroi që rezultatet të jenë të dobishme për popullin turk.

Scholz po ashtu shprehu shpresë për përparim në çështjet e përbashkëta.

Sipas rezultateve preliminare, presidenti aktual turk, Erdoğan, fitoi garën zgjedhore të 28 majit me 52,16 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, mori 47,84 për qind të votave.

Më 14 maj, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, asnjë kandidat nuk fitoi 50 për qind të votave të kërkuara, duke çuar në raundin e dytë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind të votave. Në atë ditë, aleanca elektorale e presidentit Erdoğan gjithashtu fitoi shumicën e vendeve në parlament.





Story i mëparshëm

Sulejmani: Përkatësia etnike në certifikatat e lindjes

Story i radhës

Funksioni i ri i WhatsApp mund të vërë në vështirësi Zoom dhe Microsoft Teams

Të fundit nga