Kancelari gjerman Olaf Scholz, Macron dhe kryeministri italian nisen për në Kiev

1 minut lexim

Transmetuesi gjerman ZDF raporton se kancelari gjerman, Olaf Scholz aktualisht u nis për në kryeqytetin ukrainas.

Në ditët e fundit është përfolur se kancelari gjerman mund të vizitojë Ukrainën së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi.

ZDF raporton se të tre do të mbërrijnë në Kiev nesër në mëngjes (ditën e enjte).

Secili prej tyre është kritikuar nga zyrtarët ukrainas për atë që Ukraina e percepton si një qasje të butë ndaj Rusisë.

Scholz nuk e ka vizituar Kievin që nga fillimi i luftës.

Vlen të theksohet se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë vizituar sot Kievin, ku u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bora Zemani largohet nga “Për’puthen”? Flet Olsa Muhameti

Story i radhës

Kosova në NATO dhe në BE – jo konflikt i ngrirë

Të fundit nga