​Kancelari gjerman: Nuk ka shpresë për bisedime paqeje derisa Rusia të tërhiqet nga Ukraina

February 3, 2023
1 minut lexim

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk sheh asnjë shans për arritjen e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë për dhënien fund luftës mes njera-tjetrës, derisa kjo e fundit të pranojë të tërhiqet nga territoret e pushtuara.

Ukraina refuzon negociatat derisa trupat ruse të tërhiqen plotësisht nga territori ukrainas, përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në 2014. Në momentin që ata bëjnë të ditur se tërheqja e trupave po ndodh, rruga është e qartë për bisedimet me Ukrainën jam shumë i sigurt për këtë, por ne ende duhet të punojmë pak drejt kësaj”, tha Scholz.

Rusia është distancuar gjithashtu nga ideja e bisedimeve të paqes, pas njoftimit të Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke luftarake.

Më tej presidenti ukrainas, Zelensky ka deklaruar se sipas tij Rusia po rigrupon trupat për tu “hakmarrë” ndaj Evropës dhe Ukrainës,

Tani, Rusia po përqendron forcat e saj. Ne të gjithë e dimë atë. Ajo po përgatitet të përpiqet të hakmerret, jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër Evropës së lirë dhe botës së lirë”, ka thënë presidenti rus.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti kujton Abdylaqim Ademin: Ai që ka shkelë ligjin dhe besimin e dhënë le të pësoj dhe paguaj dënimin

Story i radhës

Mexhiti e Bexheti takohen me djalin e Adem Jasharit në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë