kancelari gjerman falenderon osmanin dhe kurtin per urimin 681b9ad6b5948

Kancelari gjerman falënderon Osmanin dhe Kurtin për urimin

May 7, 2025
1 minut lexim

Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderon udhëheqësit e Kosovës për urimet në rastin e zgjedhjes së tij.

Kancelari i sapozgjedhur i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj udhëheqësve të Kosovës për urimet që i kanë dërguar me rastin e marrjes së detyrës së re.

Përmes platformës “X”, Merz ka falënderuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani për mesazhet e tyre.

Image

Twitter

Kryeministri Kurti, në urimin e tij, theksoi lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Gjermanisë, duke përmendur vlerat e përbashkëta dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës.

Ndërsa presidentja Osmani vlerësoi rolin udhëheqës të Gjermanisë në një moment vendimtar për unitetin dhe sigurinë evropiane, duke e cilësuar atë si tejet të rëndësishëm edhe për Kosovën.

Image

Twitter

Kancelari Merz i ka përshëndetur këto urime me mirënjohje, duke konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

do jete fitorja me e bukur e ps se rama ne lushnje nis krijimi i industrise ushqimore 681b917329a53
Story i mëparshëm

“Do jetë fitorja më e bukur e PS-së”/ Rama në Lushnjë: Nis krijimi i industrisë ushqimore

shkendija zyrtarisht kampion i maqedonise se veriut 681b9e9726061
Story i radhës

Shkendija zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë