Kancelari gjerman bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi përballë një sfide historike

min lexim

“Kriza aktuale nuk do të përfundojë brenda disa muajve, ne po përballemi me një sfidë historike”. Me këto fjalë, kancelari gjerman Olaf Scholz po përgatit qytetarët për një krizë afatgjatë me çmime të larta.

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit për shkak të pandemisë kanë shkaktuar pasiguri të përgjithshme, tha Scholz, pasi qeveria zhvilloi bisedime me partnerët socialë si pjesë e të ashtuquajturit “veprim të koordinuar” që synon frenimin e inflacionit.

“Duhet të jemi të përgatitur që kjo situatë të mos ndryshojë në të ardhmen e afërt. Jemi përpara një sfide historike. Gjermanët do të dalin nga kjo fazë vetëm nëse bashkojmë duart dhe biem dakord për zgjidhje të përbashkëta”, theksoi kancelari dhe iu referua lehtësirave që tashmë kanë hyrë në fuqi, si bileta mujore prej 9 eurosh për transportin publik.

“Shoqëria ndonjëherë është shumë më e fortë nga sa mendojmë. Mesazhi që është i rëndësishëm për mua është se ne jemi të bashkuar”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të moshuarit u mashtruan në skemën e Inceneratorëve/ Gazetari: Kompanitë e mëdha fitojnë tendera dhe marrin fatura!

Story i radhës

Protesta edhe para Parlamentit: Hidhen vezët ndaj legjislativit

Të fundit nga