Të moshuarit u mashtruan në skemën e Inceneratorëve/ Gazetari: Kompanitë e mëdha fitojnë tendera dhe marrin fatura!

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur disa pyetje në lidhje me skandalin që u denoncua ditën e sotme nga Lëvizja Socialiste për Integrim ku dy të moshuar figurojnë pronarë të  kompanive si pjesë e një skeme evazioni fiskal me inceneratorët.

Tomorri pyet se kujt ia kanë dhënë faturat falsifikatorët dhe kush janë kompanitë që kanë bërë blerje fiktive. Ai thekson se kompanitë e mëdha kanë marrë fatura dhe prokuroria nuk ndihet edhe pse ka 6 vite që kryen hetime.

“Haxhire Gurakuqi, e moshuara 90 vjecare qe jeton ne azil, rezulton pronare e tre kompanive. Pervec kesaj Lumi 2006, Haxhireja ne kohe te ndryshme rezulton pronare e kompanise Koleci 2003 dhe Sopotonia. Madje edhe administratore. Haxhireja nuk e ka patur asnjehere idene se ishte pronare.

Tek te njejtat kompani dalin here aksionere, here administratore edhe cifti i ketyre te moshuarve 95 vjecare. Edhe keta nuk e kane pasur idene qe kane patur ndonjehere kompani. U jane falsifikuar firmat ose jane mashtruar nga pronaret e vertete te kompanive, te cilet pasi benin mashtrim me tvsh benin kontrate sikur ja u shisnin kompanine ketyre te moshuarve.

Nje pjese e atyre pronareve, qe kane bere kete pune jane arrestuar dhe denuar me burg nga 1 vit e gjysme deri ne 4 vjet. Por problemi eshte tjeter kund.

Kujt i kane dhene fatura keta? Ose me sakte cilat kompani kane bere blerje fiktive tek keto kompanite. Kjo eshte ceshtja. Jane kompanite e medha, ato qe fitojne tenderat, te cilat kane marre fatura tek keta. Ketu prokuroria nuk ndihet.

Kjo eshte nje skeme e madhe evazioni, qe e ka patur qendren ne Lezhe dhe Lac. Jane nje sere kompanish te krijuara ne vitin 2016- 2017, qe kane bere vetem kete pune. Kane 6 vjet qe i heton prokuroria. Dhe cuditerisht nuk kapi dot asnje ndertues aty brenda. Kush bleu fatura nga keta. Ata jane evazoret. Kaq eshte gjithe çështja”, shkruan gazetari.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Plagosja e dy policëve, arrestohet dhe ish-deputeti në Kosovë

Story i radhës

Kancelari gjerman bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi përballë një sfide historike

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish