Kanadaja thotë se do t’i përgjigjet me forcë tarifave të SHBA

December 14, 2024
1 minut lexim

Otava dhe provincat e saj thanë se do të përgjigjen me forcë nëse administrata e ardhshme amerikane bën përpara me premtimin për t’i vendosur tarifa mallrave që importohen nga Kanadaja, tha të premten Ministrja e Financave Chrystia Freeland.

Kryeministri Justin Trudeau, zonja Freeland dhe 10 kryeministrat e provincave kanë zhvilluar dy biseda telefonike ditët e fundit për të diskutuar rreth asaj që do të ishte përgjigjia më e mirë, nëse Presidenti i zgjedhur Donald Trump u vendos një tarifë prej 25% importeve kanadeze.

“Në rast se Shtetet e Bashkuara do të vendosnin tarifa të pajustifikuara ndaj Kanadasë, sigurisht që ne do të përgjigjeshim dhe përgjigja kanadeze do të ishte padiskutim e fuqishme. Unë kam besim se do të ishte efektive”, u tha zonja Freeland gazetarëve.

President i zgjedhur Trump ka thënë se do t’i mbajë tarifat në fuqi derisa Kanadaja të ndalë drogën dhe emigrantët që kalojnë kufirin.

Bloomberg njoftoi të enjten se Kanadaja po shqyrtonte përdorimin e mundshëm të taksave të eksportit për mallrat duke përfshirë uraniumin, naftën dhe potasin.

Një burim i qeverisë kanadeze tha se ndërsa të gjitha opsionet për ‘hakmarrje’ ishin në tavolinë, ministrat dhe zyrtarët nuk ishin pranë marrjes së ndonjë vendimi.

Megjithëse zonja Freeland tha se Otava dhe provincat do të duhet të paraqesin një front të bashkuar, disa kryeministra të provincave u shprehën të pakënaqur për përgjigjen e propozuar.

Scott Moe, kryeministri i provincës perëndimore të Saskatchewan-it, tha se taksat e eksportit “do të ishin një tradhti e plotë” nga ana e qeverisë Trudeau. Saskatchewan prodhon naftë, uranium dhe potas, vuri në dukje ai.

“Taksat e eksportit për këto mallra do të ishin një përgjigje vetëshkatërruese ndaj tarifave të SHBA-së pasi ato do të shërbenin vetëm për të rritur dëmin ndaj ekonomisë dhe vendeve të punës”, shkruante ai në një postim në rrjetin e mediave sociale X.

Kryeministrja e Albertës Danielle Smith tha se provinca e saj prodhuese e naftës “nuk do të mbështesë ndërprerjen e eksporteve të energjisë drejt SHBA-së dhe as nuk do të mbështeste një luftë tarifash me partnerin më të madh tregtar dhe aleatin më të afërt”, siç tha ajo, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsenal do Wirtz, Leverkusen ngre “bllokadën” 150 milionë euro

Story i radhës

Drenusha kërkon të zbardhet e vërteta për angazhimin e babait të saj

Të fundit nga

ShkoLartë