Kanadaja siguroi qëndrim për një grupi të ri qytetarësh afganë të cilët ishin strehuar në RMV

February 22, 2022
1 minut lexim

Për 22 qytetarë afganë, të cilët në periudhën e kaluar kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut, janë dhënë leje qëndrimi në Kanada. Sot nga aeroporti ndërkombëtarë në Shkup janë kthyer punonjës, bashkëpunëtorë dhe anëtarë të familjeve të tyre, të organizatës ndërkombëtare “Partneriteti i Hapur Qeveritar”.

Me këtë vazhdon misioni i suksesshëm për zgjidhje të përhershme të statusit të popullsisë paqedashëse të Afganistanit që është në rrezik jete nga regjimi taleban. Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive merr pjesë duke u kujdesur për disa qindra qytetarë të cilët deri më tani kanë mbërritur në vend.

Më tepër institucione dhe organizata joqeveritare janë angazhuar duke ju ofruar ndihmë dhe mbështetje derisa janë akomoduar në objektet në Shkup. Janë përfshirë punonjës shëndetësorë, vullnetarë të Kryqit të Kuq, ndërsa me ndihmën juridike për sigurimin e dokumenteve të nevojshme për shkuarjen në vendet e treta, asiston Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Dje Luli babës vet, sot Lul Brava” Rama ironizon keq kandidatët e Bashës dhe Berishës: Kush është dryni e kush brava

Story i radhës

Gati ta mbyllë me Madridin

Të fundit nga

ShkoLartë