Gati ta mbyllë me Madridin

Gareth Bale po kalon muajt e tij të fundit në Madrid. Kontrata e tij me Realin përfundon në mbyllje të sezonit dhe klubi spanjoll ka vendosur të mos rinovojë me të.

Në këto kushte ai do të largohet si një lojtar i lirë. Sipas mediave spanjolle, ai ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij, ku janë dy mundësi zgjedhjeje, rikthimi në Premier Ligë ose transferimi në kampionatin e SHBA-së.

Gjithsesi, për momentin nuk ka ndonjë informacion më shumë në lidhje me klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit të krahut të Realit të Madridit.

Ky që po mbyllet ka qenë një sezon problematik për Bejl, i cili numëron vetëm 5 ndeshje dhe 271 minuta aktivizim në të gjitha kompeticionet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kanadaja siguroi qëndrim për një grupi të ri qytetarësh afganë të cilët ishin strehuar në RMV

Story i radhës

Vajzat e kësaj shenje Horoskopi do të gjejnë dashurinë deri në fund të shkurtit

Të fundit nga