“Kanadaja duhet të jetë një shtet amerikan”

January 7, 2025
1 minut lexim

Trump po argumenton edhe një herë se Kanadaja duhet të jetë shteti i 51-të i SHBA-së, përcjell Bota sot.

Ai gjithashtu është tallur përsëri me kryeministrin në largim Justin Trudeau – i cili njoftoi dje se do të japë dorëheqjen – duke e quajtur atë “guvernator” dhe jo kryeministër.

“Ata duhet të jenë një shtet, këtë i thashë Trudeau kur ai zbriti,” thotë ai.

Ai argumenton se SHBA dhe Kanada së bashku do të përbënin një “forcë ekonomike” që “do të jetë me të vërtetë diçka”.

“Ne po shpenzojmë miliarda për të mbrojtur Kanadanë,” thotë ai, duke shtuar se Kanadaja ka ushtrinë amerikane “në dispozicion”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për makinat e Kanadasë, bulmetin apo lëndën drusore, tha ai – pra “pse po shpenzojmë miliarda?”

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet sociale Facebook dhe Instagram

Story i radhës

Sadiku: Në festa punojnë pesë QMF në Prishtinë, rregullorja është tash e disa vjet

Të fundit nga

ShkoLartë