kanadaja do te ndaloje perdorimin e qenve te kerkimit ne male 6ae4ddd8311ba

​Kanadaja do të ndalojë përdorimin e qenve të kërkimit në male

October 30, 2026
1 minut lexim

Pas 55 vjetësh, agjencia Parks Canada po mbyll programin e saj të qenve të kërkimit në malet shkëmbore kanadeze.

Vendimi për të eliminuar të vetmen skuadër të mbetur, e cila vepronte në Parkun Kombëtar Banff, është marrë si pjesë e shkurtimeve më të gjera buxhetore të qeverisë dhe ka shkaktuar një reagim të fortë publik, raporton BBC.

Scott Ward, i cili ka punuar 17 vjet si trajner qensh në zonat e egra të maleve shkëmbore, kujton operacione të shumta të suksesshme. Në një rast, qeni i tij gjeti fëmijë të humbur në pyjet e dendura të Parkut Kombëtar Banff. Në një rast tjetër, qeni e çoi atë për dy orë lart në një mal të thiktë, te një burrë me këmbë të thyer, i cili ishte në prag të ngrirjes për vdekje.

Tashmë 73-vjeç dhe në pension, Ward u trondit kur mësoi se Parks Canada po e shfuqizon plotësisht programin.

“Kemi humbur një burim jashtëzakonisht të vlefshëm për sigurinë e publikut, por edhe të personelit,” tha Ward.

Parks Canada konfirmoi se eliminimi i pozicionit të vetëm të trajnerit të qenve në Parkun Kombëtar Banff ishte një “vendim i vështirë”.

Parku, i cili ndodhet në një nga zonat më sfiduese të Kanadasë, vizitohet çdo vit nga më shumë se katër milionë njerëz.

Shpjegimi zyrtar thotë se masa është pjesë e modernizimit të departamentit të zbatimit të ligjit dhe se “operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë të kryhen” duke përdorur metoda të tjera.

Vendimi ka shkaktuar zemërim, ndërsa një peticion për ruajtjen e programit, i nisur të martën, është nënshkruar nga më shumë se 5 000 persona. William Stevenson, deputet konservator për Banff-in dhe nismëtar i peticionit, thotë se e mbështet kontrollin e shpenzimeve qeveritare, por beson se ky shkurtim specifik mund të rrezikojë sigurinë publike.

Qeni i fundit i shërbimit në këtë program, një qen bari gjerman i quajtur Leroy, doli në pension në muajin gusht. Vende të tjera, si Italia, vazhdojnë t’i përdorin qentë në operacionet e shpëtimit në male.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

studentet intimidohen me gjuhe kriminale rama kam mesazhe prej prinderve te tyre qe luten per ndihme 6ae4dd9bcf66c
Lajmi i mëparshëm

“Studentët intimidohen me gjuhë kriminale”/ Rama: Kam mesazhe prej prindërve të tyre që luten për ndihmë

agim shemshiu emerohet anetar i komisionit te arbitrave te federates evropiane te shahut 6ae4de2f131d4
Lajmi i radhës

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Të fundit nga

ShkoLartë