Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për Agim Shemshiun, i cili është përzgjedhur nga Federata Evropiane e Shahut (ECU) si anëtar i Komisionit të Arbitrave (Arbiters Commission).
Ky emërim përbën një arritje të veçantë në rrugëtimin e tij në botën e shahut, duke dëshmuar besimin dhe vlerësimin që institucionet evropiane të këtij sporti kanë ndaj profesionalizmit dhe kontributit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shemshiu, i cili ka shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen për këtë përgjegjësi të re.
Ai ka falënderuar Kryesinë e Federatës Evropiane të Shahut për besimin e dhënë, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë qëndruar pranë gjatë rrugëtimit të tij në këtë sport.
Përzgjedhja e Agim Shemshiut në këtë komision përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm profesional dhe një mundësi të re për të kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e arbitrimit në nivel evropian.
Burimi: lajmpress.org



