Kanadaja ashpërson rregullat për shitblerje të armëve

October 22, 2022
1 minut lexim

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka njoftuar se ka hyrë në funksion ligji federal që kufizon numrin e armëve të shkurtra në Kanada.

Nga e premtja, kryeministri kanadez ka ndaluar tregun e revoleve, raportoi AP.

Ai ka thënë se tani ligjërisht do të ndalohet blerja, shitja ose transferimi i armëve të shkurtra në Kanada.

Vrasja në masë në vitin 2020 ka shtyrë shtetin që të ndalojë përdorimin e armëve të sulmit.

Niveli i dhunës me armë në Kanada është dukshëm më i ulët sesa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat kanë treguar se në vitin 2020, 277 persona janë vrarë nga armët në Kanada, krahasuar me më shumë se 19 mijë persona të vrarë në SHBA./ Koha.net/

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Polici kufitar përplas me makinë për vdekje një fëmijë 12-vjeçar

Story i radhës

Peja, e pandalshme

Të fundit nga

ShkoLartë