Mes protagonistëve të mëdhenj të “Katar 2022”, sigurisht që ka një vend për Olivier Giroud. Qendërsulmuesi francez, i cili në vitin 2018 kishte fituar titullin, por pa shënuar asnjëherë, këtë edicion realizoi 4 gola. Me këtë rast mori edhe rekordin si golashënuesi më i mirë ndonjëherë për “Les Bleus”, duke kaluar një legjendë si Tierry Henry.
Megjithatë, ende flitet për mungesën e Benzema, pothuajse duke lënë të kuptohet se sulmuesi i Milanit nuk është në nivelin e tij. Diçka që tërbon një kampion bote si Emmanuel Petit. Ish-lojtari i Arsenalit foli për “Mega Casino”, duke shpenzuar fjalë të ëmbla për qendërsulmuesin kuqezi:
“Askush nuk i ka dhënë asgjë Giroud-it. Gjithçka që ka arritur në karrierë është falë punës, forcës mendore dhe qëndrueshmërisë së tij. Sa herë që i tregonin derën, ai kthehej nga dritarja. Nëse i tregoni dritaren, ai kthehet nga garazhi. Ai gjithmonë do të gjejë një mënyrë për t’u rikthyer dhe për t’ju vërtetuar se keni gabuar.
Për mua Mbappé, Messi, Ronaldo janë futbollistë të jashtëzakonshëm dhe shembuj për të gjithë, por të jesh sportist nuk është vetëm të kesh aftësi të jashtëzakonshme, por edhe të tregosh cilësi të tjera, të cilat Giroud i ka me bollëk. Përulësia, puna e palodhur, nuk thotë kurrë një fjalë pa vend, nuk shkakton telashe. Ai nuk i shqetëson njerëzit në fushë, është shumë i përulur”.
Për Petit, sulmuesi i Milanit ka cilësitë mendore të fenomeneve të tjera: “Vitin e kaluar nuk e thirrën atë për muaj të tërë, sepse Benzema ishte kthyer dhe kishte probleme. Papritur, Franca i tregoi derën, por duke pasur parasysh gjithçka që ndodhi para Kupës së Botës, Deschamps nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse ta thërriste përsëri. Dhe çfarë? Ai ka luftuar kundër kujtdo, duke dëshmuar vazhdimisht se është mjaft i fortë, i jashtëzakonshëm.
Oliver meriton gjithçka që ka arritur. Disa kohë më parë dëgjova dikë të thoshte se nuk e meriton atë që ka fituar në karrierën e tij. Çfarë? Dhe pse? E kam dëgjuar të thuhet në Angli, nga ish-lojtarët dhe ekspertët. Mendoj se është një mungesë e madhe respekti për të.
Giroud është një shembull për këdo që dëshiron të jetë një futbollist profesionist. Imagjinoni sikur të kishte të njëjtat cilësi si Messi apo Cristiano Ronaldo. Për mua, ai ka të njëjtin mentalitet si CR7, është shumë i fortë mendërisht, është pothuajse një robot, sepse beson në vetvete dhe është i vendosur. Duhet ta respektoni atë”.