Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku një maune ka përplasur një këmbësor.
Personi i plagosur është nisur me urgjencë në spital. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. I plagosur nga aksidenti ka mbetur Jak Gjergji 75-vjeç.
Njoftimi:
Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, shtetasi B. T., duke drejtuar mjetin kamion, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.