kamione e blinda te kfor it nisen ne drejtim te mitrovices a po largohen barrikadat 63a047a902e7b

Kamionë e blinda të KFOR-it nisen në drejtim të Mitrovicës: A po largohen barrikadat?

December 19, 2022
1 minut lexim

Është publikuar një video ku thuhet se mjete të rënda motorike të KFOR-it, janë parë rrugës për në Mitrovicë.

Këto mjete të KFOR-it janë parë në hyrje të Vushtrrisë e si duket destinacion e kanë Mitrovicën.

Në këtë video shihen kamionë të cilët mund të përdoren për largimin e barrikadave në veri të vendit.

Në anë tjetër, sot janë bërë 10 ditë që nga vendosja e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.

Aktualisht situata raportohet të jetë e qetë teksa gjatë së dielës, në anën serbe të pikës kufitare në Jarinje u protestua.

Për këtë protestë, KFOR-i e ka pranuar se brenda protestuesve në Jarinjë mund të ketë pasur grupe të organizuara kriminale.

Kujtojmë se SHBA dhe BE kanë bërë thirrje që “menjëherë” të largohen barrikadat e vendosura në Zveçan, Zubin Potok e Leposviq, komuna këto që shtrihen në pjesën veriore të Kosovës.

MARKETING

RENT A CAR

avantazhet e disavantazhet e betejes midis kurtit dhe vuciqit ne veri 63a0475792f47
Story i mëparshëm

Avantazhet e disavantazhet e betejës midis Kurtit dhe Vuçiqit në veri!

microsoft sjell perditesimin e shumepritur nga gamerat ne windows 11 63a0488180199
Story i radhës

Microsoft sjell përditësimin e shumëpritur nga gamerat në Windows 11

Të fundit nga

ShkoLartë