kameruni fiton medaljen e bronzte ne kupen e afrikes 61fef990e1501

Kameruni fiton medaljen e bronztë në Kupën e Afrikës

February 5, 2022
1 minut lexim

Kameruni triumfoi ndaj Burkina Fasos në finalen për vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës pas goditjeve të 11-metërshave (5-3). Fakt, “Luanët e Pamposhtur” fillimisht rikuperuan një diferencë prej tre golash brenda 16 minutave lojë para se të mbyllej koha e rregullt.

Gjatë pjesës së parë Yago realizoi të parin për Burkina Fason, ndërsa Onana shtoi edhe një tjetër duke devijuar në portën e tij.

Rezultati shkoi në 3-0 në minutën e 49-të falë golit të Ouattaras, por Kameruni ktheu ndeshjen me finalizimet e Bahoken dhe Aboubakar, që realizoi dygolësh.

Në ruletën e penalltive, futbollistët e Kamerunit u treguan të gjithë të saktë, ndërsa në radhët e Burkina Fasos gaboi Toure në serinë e tretë, kështu që nuk ishte e nevojshme të ekzekutohej penalltia e pestë për këtë përfaqësuese.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hetuesi bullgar tragjedia ne autostraden e strumes eshte rezultat i gabimit njerezor 61fef8dca22bc
Story i mëparshëm

Hetuesi bullgar: “Tragjedia në autostradën e Strumës është rezultat i gabimit njerëzor”

ne qytetin afer kufirit ukrainasit kane protestuar kunder kercenimit rus 61fefa096ee41
Story i radhës

Në qytetin afër kufirit, ukrainasit kanë protestuar kundër kërcënimit rus

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë
ShkoLartë