Hetuesi bullgar: “Tragjedia në autostradën e Strumës është rezultat i gabimit njerëzor”

min lexim

Provat dhe ekspertiza kanë vërtetuar se tragjedia e autobusit të Maqedonisë në autostradën Struma është rezultat i gabimit njerëzor, bëri të ditur hetuesi bullgar Mlladen Petrov, shkruan Alsat.

Në një intervistë për televizionin BTV, ai shtoi se veprimet e shoferit kanë shkaktuar tragjedinë ku humbën jetën 45 persona. Sipas Petrovit, të gjitha dyshimet për sasi shtesë të benzinës që pretendohej se janë transportuar në autobus, janë verifikuar dhe nuk janë të sakta.

“Në situatën konkrete, drejtimi i autobusit nga korsia aktive dhe goditja e rrethojës mbrojtëse ka çuar në shkatërrimin e strukturës, pas çka është shtypur rezervuari dhe është kompresuar përmbajtja e tij. Kjo, bashkë me shkëndijat e forta për shkak të fërkimit nga asfalti, ka shkaktuar zjarrin”, tha Mladen Petrov – hetues.

Petrov po ashtu tha se hetimet kanë përfunduar, dhe meqë nuk do të mund të konstatohet fajësia, pasi shoferi ka vdekur, rasti me siguri do të mbyllet.

Lidhur me tragjedinë, deri më tani në vendin tonë u pezulluan nga puna dy punonjës të doganës dhe u sanksionua një udhëheqësi i sektorit në doganë pasi kishin lejuar që autobusët e Besa Trans ta kalojnë kufirin në rrugën e tyre drejtë Turqisë pa dokumente adekuate. Agjencisë Besa Trans iu hoq licenca për transport dhe veprimtari turistike. Rasti me muaj të tërë gjendet në fazë parahetimore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vizitorët rrezikojnë jetën duke bërë fotografi mbi akullin e hollë të Liqenit të Batllavës

Story i radhës

Kameruni fiton medaljen e bronztë në Kupën e Afrikës

Të fundit nga