“Kam frikë nga vdekja, s’dua të lë dy vajzat e vogla”- Babai i “gjunjëzuar” nga sëmundja bën apel: Më ndihmoni!

October 31, 2022
min lexim

Shkëlqim Bozhiqi, babai i dy vajzave bën apel për ndihmë, pasi jeton në kushte shumë të vështira ekonomike. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka edhe probleme të theksuara shëndetësore, pasi i duhet të bëjë transplant të veshkave.

Rasti është trajtuar në emisionin “Mendo për mua” në Fax News me Aida Shtinon, ku edhe Shkëlqim Bozhiqi rrëfeu historinë e tij.

“Kam që i vogël që vuaj, gjendja ime është shumë  e keqe, kam dy vajza të vogla ju lutem të gjithë shqiptarëve të më ndihmojnë, të vënë dorën në zemër. Me një ndihmë të vogël ekonomike nuk e përballoj. Sëmundja ime sa vjen e rëndohet. Duhet ta kryej patjetër transplantin e veshkave”– thuhej në video-mesazhin e Shkëlqimit.

Shkëlqimi tha se i duhen lekët për të kryer operacionin për transplantin e veshkave ndërsa dhuruese është nëna e tij. Shtëpia e tij është në kushte jo të mira por e rëndësishme për Shkëlqimin është jeta pranë vajzave të tij.

Situata është shumë keq, që fëmijë kam vuajtur nga veshkat, jam bërë shtatë herë operacion dhe tani bëj dializë 3 herë në javë. Trupi im nuk mban më katater. Dializa është shumë e keqe, shkoj në Elbasan që kryej dializën. Nuk jam i aftë për punë. Shtëpia ka 60 vjet që është ndërtuar, ka filluar po lëviz nuk është në kushte të mira. Problemi më i madh imi është transplanti pasi veshkat nuk më punojnë, nëse trupi dëmtohet më shumë nuk e pranon më transplantin. Kam gjetur dhuruesen që është nëna ime”– u shpreh Shkëlqimi.

Selimja, gruaja e tij u shpreh se po kalojnë periudha të vështira dhe gjatë gjithë kohës ja kanë dalë me sakrifica.

”Jemi në një periudhë që mbahemi vetëm me ndihmën që merr burri. I japim kurajo njëri tjetrit por nuk po dalim dot nga kjo situatë. Të gjitha ditët janë të vështira, thjesht nuk e shfaqim, mundohemi ta kalojmë por çdo situatë është e vështirë. Dita kur jemi bashkuar kanë qenë ditët më të bukura, pastaj filloi dializa.

Kemi kërkuar ndihmë po nuk na kanë dhënë një dritë jeshile por shpresojmë tani Zoti të na ndihmojë”, ka thënë bashkëshortja.

Shkëlqimi i bën apel të gjithë shqiptarëve:

”I kërkoj shqiptarëve në gjithë botën të vënë dorën në zemër pasi ndihma juaj është e rëndësishme për mua, për vajzat e mia të vogla. Në emër të Zotit ju kërkoj të më ndihmoni, mendoni për mua!

Me këtë sëmundje thonë që nuk shkon më shumë se 10 vite jetë me dializë dhe kjo është frika ime më e madhe, për vajzat e mia të vogla.

Operacioni mund të kryhet vetëm në Turqi, është një operacion i veçantë që kryhet në një spital në Turqi”

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni familjen e Shkelqimit na kontaktoni në:

Instagram: mendo.permua

Facebook: Mendo per mua

Mob:068 41 91 888

Email: [email protected]

Te dhënat bankare:

Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë

Swift code: CDISALTR

Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)

Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)

Paypal: [email protected]

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi në Click plus: Ekzekutivi për të dytën herë jep llogari para kryesisë

Story i radhës

Messi afër transferimit në MLS

Të fundit nga

ShkoLartë