Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit Alma Felaj.
Në njoftimin e KPK thuhet se vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Alma Faskaj, z. Olsi Komici relator, znj. Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Alma Felaj është motra e nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila ditët e fundit ka qenë në qendër të akuzave politike se familjarët e saj kanë uzurpuar prokurorinë e Tiranës.
Felaj, e cila kaloi vetingun, është trasnferuar së fundmi nga KLP në organin e akuzës në kryeqytet, aty ky si prokuror ushtron funksionin edhe bashkëshorti i Ermonela Felajt, Bledar Valikaj por dhe familjarë të tjerë.