kalon ilegalisht kufirin ne kamenice shoqerohet ne polici shtetasi serb 6a7d93134de4b

Kalon ilegalisht kufirin në Kamenicë, shoqërohet në polici shtetasi serb

August 13, 2026
1 minut lexim

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Rasti është raportuar më 12 gusht 2026, rreth orës 18:55. Sipas Policisë, i dyshuari, së bashku me dy pasagjerë, dyshohet se me një veturë me targa të Serbisë ka kaluar kufirin ilegalisht.

“Me vendim të gjykatës, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet, ndërsa më pas është liruar”, thuhet në raportin.

Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dr taravari koha per marreveshje te re 6a7d7c9ba8983
Lajmi i mëparshëm

Dr.Taravari: Koha për Marrëveshje të Re!

ministrat lamallari e gonxhja ne sarande per masat e sezonit turistik asnje tolerance per paligjshmerine 6a7d93cb87ffc
Lajmi i radhës

Ministrat Lamallari e Gonxhja në Sarandë për masat e sezonit turistik: Asnjë tolerancë për paligjshmërinë!

Të fundit nga

ShkoLartë