dr taravari koha per marreveshje te re 6a7d7c9ba8983

Dr.Taravari: Koha për Marrëveshje të Re!

August 13, 2026
1 minut lexim
arben

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka komentuar 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e saj dhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Taravari e cilëson Marrëveshjen e Ohrit si një nga marrëveshjet më të rëndësishme dhe më të diskutuara në historinë e vendit, duke theksuar se ajo për shqiptarët përfaqësonte një hap të madh drejt lirisë dhe barazisë.

Ai shtron pyetjen nëse marrëveshja është zbatuar tërësisht dhe nëse ajo është e mjaftueshme për realitetin e sotëm.

“Si është e mundur që edhe pse plot një çerek shekulli pas firmosjes së saj, shqiptarët janë ende të papërfillur e të nëpërkëmbur në shumë raste?”, shprehet Taravari.

Sipas tij, këto çështje mund të kërkojnë një qasje të re politike dhe një marrëveshje të re për të ardhmen e vendit, me theks të veçantë te raportet dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve.

“Këto janë pyetje që ndoshta kërkojnë një Marrëveshje të Re, për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë, kësaj here sidomos midis shqiptarëve”, përfundon Taravari. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termeti shkaterrues ne kolumbi thellohet bilanci 265 viktima dhe mbi 500 te zhdukur 6a7d77d7c4e99
Lajmi i mëparshëm

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi/ Thellohet bilanci, 265 viktima dhe mbi 500 të zhdukur

kalon ilegalisht kufirin ne kamenice shoqerohet ne polici shtetasi serb 6a7d93134de4b
Lajmi i radhës

Kalon ilegalisht kufirin në Kamenicë, shoqërohet në polici shtetasi serb

Të fundit nga

​Dita Botërore e Ndihmës së Parë

Që nga veprimi i parë i Henry Dynant në Solferino e deri më sot, ndihma e parë ka qenë një ndër aktivitetet kryesore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të
ShkoLartë