Pjesëtarë të Policisë së Kosovës si rrallë herë, në fund të vitit 2023 kishin protestuar.
Ata ia shprehën Qeverisë pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.
Krejt këto kishin pakënaqësi kishin lindur nga Ligji i ri për Pagat.
Ai u miratua nga Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2022, ndërsa vlera e koeficientit prej 105 eurosh u miratua në shkurt të 2023-tës.
E në këtë ligj, Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në disa nene, ku më pas i kishe dhënë afat Qeverisë prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të vendimit të saj, t’i ndryshojë dhe harmonizojë ato nene me Kushtetutën.
E, gjashtë muaj janë bërë pikërisht tash e kjo, por ndryshimet nuk kanë ndodhur.
Andaj, sindikatat po kërkojnë që të respektohet vendimi i Kushtetueses.
“Gjykata Kushtetueshe është gardian që e ruan Kushtetutën dhe ligjet dhe ne kemi pritur si BSPK që partneri social ta respektojnë Kushtetutën dhe të respektohen ato nene që kanë qenë jo të diskutueshme për pagat”, ka thënë Atdhe Hykolli – Kryetar i BSPK-së.
Qeveria po kritikohet për papërgjegjësi pas mosdërgimit në Kuvend të ndryshimeve të kërkuara.
“Konsideroj që Qeveria e Kosovës ka dështuar në përfshirjen e saj legjislative dhe vendimet ligjore sipas Kushtetueses për ligjin mbi pagat. Fakti që e ka kaluar afatin e përcaktuar për ndryshimin e këtij ligji tregon që qeveria është e papërgjegjshme karshi rëndësisë dhe implikimeve ligjore të cilat i sjellë ky ligj”, ka theksuar ai.
Sipas juristit Bytyqi nuk ka sanksione për këtë kalim afati, por sipas tij konsiderohet shkelje kushtetuese.
“Konsideroj që vonesat nuk kanë ndonjë sanksionim ligjor me kushtetutën dhe me ligjet në fuqi mirëpo shkelja e normave kushtetuese nënkupton shkelje sepse vendimet e gjykatës janë ekuivalente dhe nënkupton që qeveria prej momentit të kalimit të afatit e ka shkelur kushtetutën”, ka thënë ai.
Kushtetuesja kishte thënë se “paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 41, për shtesat tranzitore, dhe paragrafi 2 i nenit 45 (shfuqizimi Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës) të ligjit të kontestuar, shpallen të pavlefshëm me hyrjen në fuqi të aktgjykimit.