shperberja e keshillit gjyqesor dhe te prokurorise partneret qeveritare me qendrime kontradiktore 66abd576d1f96

Shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë! Partnerët qeveritarë me qëndrime kontradiktore

August 1, 2024
1 minut lexim

Partnerët qeveritarë me qëndrime kontradiktore për të ardhmen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve. Tema u ngrit pasi OBRM-PDUKM premtoi shpërbërjen e plotë të këshillave. 3

Pa qëndrim aktualisht janë vetëm partnerët e koalicionit VLEN.

“Do e diskutojmë dhe do të kemi qëndrim të tillë, do e paraqesin ministrat ose personat adekuat”, tha Bashkim Murtezi, VLEN.

Kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dje tha se nuk heq dorë nga synimi i tij.

Një deklaratë e tillë e Mickoskit erdhi në të njëjtën kohë kur ministri i Drejtësisë nga radhët e ZNAM-it, Igor Fillkov, kishte brifing me gazetarë. Fillkov, për dallim nga Mickoski, thotë se do të iniciojë debat të gjerë për çështjen e reformave në Këshillin Gjyqësor dhe ka informuar se nuk ka ndërmend shpërbëjë asgjë, por do të kërkojë zgjidhje të përhershme dhe efektive.

“Nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor si reformë dhe nga shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publikë. Pres sugjerime, ja ku po kërkoj me ngulm sugjerime”, tha Hristijan Mickoski.

“Unë jam i gatshëm të hap debat të gjerë për këtë temë dhe do të bisedojmë me opinionin profesional dhe publikun e gjerë vendas dhe do të arrijmë zgjidhje të përbashkët. Jemi të gjithë në të njëjtën linjë, unë dhe kryeministri dhe miqtë tanë nga Europa dhe Amerika”, Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.

Mickoski nuk caktoi afat se deri kur do të pres propozimet para se të fillojë me shpërbërjen eventuale të këshillave. Ekspertët, si dhe disa nga ambasadorët, thanë se një ide e tillë do të ishte ndërhyrje e pushtetit ekzekutiv në gjyqësor. Ambasadorët David Geer dhe Anxhela Ageller i bënë thirrje qeverisë që të zbatojë rekomandimet e ekspertëve europianë nga Misioni vlerësues. Ministri i Drejtësisë Fillkov nuk është përgjigjur se cili është plani i tij për rekomandimet dhe nëse ato do të zbatohen.

MARKETING

RENT A CAR

dukesha meghan markle vesh veshje nga markat me te vogla te dizajnit te cilat nuk krahasohen me 66abd3d34bc2e
Story i mëparshëm

Dukesha Meghan Markle vesh veshje nga markat më të vogla të dizajnit të cilat nuk krahasohen me…

kalon afati i gjykates kushtetuese per ndryshimet ne ligjin e pagave 66abd5f001467
Story i radhës

Kalon afati i Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në Ligjin e Pagave

Të fundit nga

ShkoLartë