Kallëzim penal për shkupjanin, në zonën 50 km/h voziti 100 km/h

March 23, 2025
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se nëpunësit policiorë pran SPB Shkup kanë ndaluar automjetin “Volkswagen Golf” i drejtuar nga M.E nga Shkupi i cili ka vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, transmeton TV21. Tutje nga MPB bëjnë të ditur se personi M.E përveç tejkalimit të shpejtësisë, ka vozitur pa patentë shoferi të vlefshme për vozitje.

“Sot (22.03.2025), në orën 12:48, punonjësit e policisë nga Departamenti për Sigurinë në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup ndaluan një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga M.E. pasi ai po drejtonte automjetin me shpejtësi 104 km/orë në një zonë të banuar ku shpejtësia e lejuar është 50 km/orë. Përveç kësaj, M.E. po drejtonte automjetin pa patentë shoferi të vlefshme. Kundër tij do të ngritet një kallëzim penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gjesti arrin 500.000 ndjekës në Instagram: Mirënjohës për çdo mbështetje

Story i radhës

30 ditë paraburgim për 24 nga të dyshuarit për tragjedinë, midis tyre edhe tre kryetarët e Koçanit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë