30 dite paraburgim per 24 nga te dyshuarit per tragjedine midis tyre edhe tre kryetaret e kocanit 67df3b43350ca

30 ditë paraburgim për 24 nga të dyshuarit për tragjedinë, midis tyre edhe tre kryetarët e Koçanit

March 23, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Koçan u ka caktuar paraburgim 30-ditor 24 nga gjithsej 27 të dyshuarit të përfshirë në hetimin për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan në të cilin jetën e humbën 59 persona, ndërsa thuajse 200 janë lënduar, shkruan 360 Gradë.

Midis personave për të cilët u është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh janë edhe tre kryetarët e Komunës së Koçanit të përfshirë në procedurës. Bëhet fjalë për kryetarin në shkuarje të Koçanit Lupço Papazov dhe paraprijësit e tij Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Ilijev.

“Është caktuar paraburgim 30-ditor për 24 persona, midis të cilve edhe për tre kryetarë parapark të Koçanit”, thonë nga Gjykata Themelore e Koçanit.

Kryetari i Koçanit në largim Lupço Papzov dhe dy kryetarët parapral të Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Ilijev u arrestuan më 20 mars.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sekretaren shtetërore në këtë Ministri Razmena Çekiq-Duroviq, si dhe udhëheqësin në Ministri Bekim Haxhiu.

Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

kallezim penal per shkupjanin ne zonen 50 km h voziti 100 km h 67df3b4020173
Story i mëparshëm

Kallëzim penal për shkupjanin, në zonën 50 km/h voziti 100 km/h

mesic vuciq ska pse shqetesohet per marreveshjen kosove kroaci shqiperi 67df3b7b88d46
Story i radhës

Mesiç: Vuçiq s’ka pse shqetësohet për marrëveshjen Kosovë, Kroaci, Shqipëri

Të fundit nga

Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë!

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest
ShkoLartë