Shkaku i kallëzimit penal është se ekziston një bazë e dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Më datë 24 Prill 2020 në fshatin Drenovec të Tetovës, i dyshuari, me përdorim e një lënde djegëse ka shkaktuar zjarr në automjetin e parkuar të udhëtarëve të tipit “BMW”, në pronësi të personit me inciale A.J. nga Tetova”, thonë nga MPB.

Rasti do të ndjek procedurat tjera ligjore.