Kallaku: Fitore e merituar ndaj Teutës

April 9, 2022
1 minut lexim

Lojtari i ndeshjes Partizani-Teuta, Sherif Kallaku ka theksuar se është shumë i lumtur me fitoren e ekipit, por jo me formën e tij personale.

Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli” ai theksoi se nuk i ndikon pozicionimi në fushë, pasi kudo jep maksimumin.

Sipas Kallakut Partizani do të jetë I fituar në këtë sezon në momentin që do të sigurojë një vend në kampionatet e Europës.

Fitorja dhe forma personale: “Jam i kënaqur për rezultatin pasi na jep vazhdimësi dhe na afron te objektivat. Sa i përket aspektit personal nuk jam i kënaqur sepse dua të jap gjithmonë 100%.

Pozicionimi në fushë a ndikon? “Sot luajtëm 4-3-3 dhe unë nuk e kam problem ku ndodhem, mundohem të jap maksimumin dhe të zbatoj çfarë thotë trajneri.”

Sa problem e ka Kallaku atë numër që mban mbi shpinë? “Numri 10 është përgjegjësi e madhe, por nuk e kam fare problem se e kam mbajtur dhe në Kombëtare dhe skuadra të tjera. Mundohem të jap maksimumin, por siç e theksova nuk dua të gjej justifikime.”

Ku e sheh veten më mirë në mesfushë apo sulm afër Skukës? “Nuk e kam fare problem pozicionin tim, por me formacionin e sotëm ndihem më komod. Unë do futem gjithmonë në fushën e lojës dhe të jap maksimumin.”

Partizani, i shpëtuar në Europë apo trofeu i Kupës? “Mesa di unë Partizani është projektuar për kampion, por unë kam ardhur në Janar. Megjithatë munda ta quajmë një sezon të shpëtuar në kupat e Europës”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nesër në Kosovë, ftohtë dhe me reshje shiu dhe bore

Story i radhës

Raportimet kundër tij, Gjiko publikon mesazhe nga fansat

Të fundit nga

​Izraeli kryen sulme ajrore në Liban

Avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore intensive të enjten në Libanin jugor. Sulmet synuan Rihan Heights, Jabour, Kfar Houneh dhe Qaaqaaiyet El Snoubar, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, raporton Anadollu.
sqmken
ShkoLartë