Raportimet kundër tij, Gjiko publikon mesazhe nga fansat

1 minut lexim

Reperi, Gjiko ka marrë vëmendjen e publikut këto kohë, pasi ai po përballet me një situatë jo të mirë.

Së fundmi në disa media online u raportua se organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në rastin e dhunimit të vajzës së mitur.

E për këtë reagoi sot këngëtari duke i mohuar akuzat dhe duke paralajmëruar padi ndaj këtyre mediave.

Ndërsa pas publikimit të raportimit ai sërish në “InstaStory” publikoi disa mesazhe nga fansat ku e mbështetin rep-artistin.

E gjatë gjithë kësaj periudhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, nuk ka bërë ndonjë reagim, vetëm e ka publikuar një video në faqen e saj në “InstaStory” ku  është shfaqur bashkë me Gjikon në veturë ku na lë të kuptojmë se po e përkrah bashkëshortin e saj.

Image

Gjiko publikon mesazhe nga fansat

Image

Gjiko publikon mesazhe nga fansat

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kallaku: Fitore e merituar ndaj Teutës

Story i radhës

Më shumë se 10 miliardë euro të mbledhura për njerëzit që ikin nga pushtimi rus

Të fundit nga