Kaka: Ja pse nuk ekziston më një numër 10 i vërtetë në futboll

min lexim

Real Madrid ka nënshkruar me një numër yjesh botërorë në 20 vitet e fundit me shkallë të ndryshme suksesi. Të paktë janë ata që nuk kanë pasur suksesin që pritej në Madrid. Një nga këtaka qenë Kaka.

Braziliani ishte një nga lojtarët më emocionues në futboll kur mbërriti në Santiago Bernabeu, por një kombinim i dëmtimeve, konkurrencës dhe ndryshimeve në formacion, bëri që periudha e tij në Spanjë të ishte mjaft zhgënjyese.

Jose Mourinho ishte trajneri i tij te Los Blancos dhe preferoi të përdorte Mesut Ozil si numrin dhjetë në vend të tij, por ishte gjithmonë disi ngurrues për të përdorur numrin dhjetë në përgjithësi.

Në një intervistë të fundit për Marca, Kaka u pyet nëse kishte ndonjë lojtar që i kujtonte atij veten. “E vërteta? Jo. Mbi të gjitha sepse pozicionet kanë ndryshuar. Kam luajtur shumë vite te Milani si gjysmësulmues, diçka që ka evoluar me shfaqjen e mesfushorit qendror ‘box-to-box’.

“Apo zhduket pozicioni i 10-ës? Nuk është se po humbet, është se tashmë ka humbur plotësisht, ndër të tjera sepse mbrojtja shtyn aq lart sa praktikisht nuk ka mbetur hapësirë ​​në mes të fushës.

“Pra, është shumë e vështirë të gjesh hapësira në të cilat të luash futbollin tënd. Për këtë arsye të gjitha skuadrat përpiqen të hapin fushën dhe të luajnë më shumë në krahë”.

Nëse Kaka ka të drejtë, kjo përfaqëson një nga tragjeditë e mëdha të futbollit modern. Shpesh ata që luanin në rolin e numrit 10 ishin lojtarët më spekatkolarë në një ekip dhe edhe nëse merren rezultate më të mira  pa një 10, tifozi humbet shumë në këtë drejtim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kreu i Kishës Ortodoske mesazh rusëve për mobilizimin ushtarak: Mos kini frikë nga vdekja

Story i radhës

Brenda dasmës me 300 të ftuar të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës! Ja ku do zhvillohet ceremonia e martesës

Të fundit nga