Basketbollistja Ulpiana Emra ka gjasa që të ndërrojë mjedis.
Burimet tona konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, nuk është larg mendësh që Ulpiana të largohet nga radhët e Bashkimit të Prizrenit.
26-vjeçarja as se pohon as se mohon, por sipas saj, tani është duke pushuar dhe ende nuk është përcaktuar për të ardhmen e saj.
Emra nuk e përjashton mundësinë që të mbetet në ekipin e “portokallinjve” por as që të shkojë diku tjetër.
Emra është prej basketbollisteve më të mira në vendin tonë, e cila është duke menduar për karrierën e saj.