Kacarska letër kryeparmentarit Xhaferi: Imediate zgjedhja e 4 gjykatësve të GJK-së

February 7, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, përmes një letre dërguar kreut të kuvendit Talat Xhaferi, ka shprehur shqetësimin për numrin e vogël të gjykatësve kushtetuesme crast ka kërkuar që kreparlamentari Xhaferi të përdorë autoritetin e tij në Kuvend për zgjedhjen sa në kohë rekorde të 4 gjyqtarëve të rinj kushtetues.

Në letrën Kacarska theksoi se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është i vështirë sepse ka vetëm pesë gjyqtarë, ndonëse Kushtetuta parashikon që përbërja e plotë e Gjykatës të jetë me nëntë gjyqtarë. Kryetari i organit më të lartë të drejtësisë pohon se një situatë e tillë ndikon në vendimmarrje kur shpesh ndodh që propozimi të mos marrë shumicën e kërkuar, për çka për momentin 16 çështje nuk mund të vendosen për shkak të shumicës së pamjaftueshme. Kacarska shton se para Gjykatës duhet të shqyrtohen rastet që janë me interes të lartë për shtetin dhe për të cilat duhet të vendoset në përbërje të plotë, gjë që do t’i bënte vendimet më me peshë.

“Besoj se jeni të informuar për këtë situatë dhe shpresoj që tashmë po kërkohet një zgjidhje për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të rinj kushtetues. Prandaj, ju drejtohem që të ushtroni personalisht autoritetin tuaj si Kryetar i Kuvendit dhe së bashku me kolegët tuaj të zgjidhni gjyqtarët e rinj kushtetues.”, ka shkruar Kacarska në letrën drejtuar Xhaferit.

Gjykata Kushtetuese është organ që mbron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendit. Ai përbëhet nga nëntë gjyqtarë të zgjedhur nga Kuvendi me shumicë votashnga numri i përgjithshëm të deputetëve. Mandati i gjyqtarëve është nëntë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Разговори со Бугарија во духот на европските вредности, вели Ковачевски

Story i radhës

Gjukanoviç për DW: Mali i Zi po përballet me agresionin serbomadh

Të fundit nga

ShkoLartë