Kacarska: Kushtetuesja rrezikon të bllokohet, nuk mund të funksionoj me katër gjyqtarë

May 30, 2022
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese ka katër gjyqtarë më pak se sa pritej dhe kjo situatë zgjat më shumë se gjashtë muaj. Gjykata për herë të parë po ballafaqohet me këtë situatë dhe çdo ditë që kalon qytetarët pësojnë dëme, sepse iniciativat dhe rastet e tyre shtyhen dhe gjykata nuk mund të vendosë, tha sot kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska, pas takimit të sotëm me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe krye-parlamentarin Talat Xhaferi.

Sipas Kacarskës nëse gjyqtarët nuk zgjidhen deri në dhjetor, atëherë Gjykata Kushtetuese definitivisht bllokohet sepse nuk do të mund të punojë dhe të vendosë me katër gjyqtarë.

“Kjo situatë nuk është problem vetëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për shtetin dhe pres mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për tejkalimin më të shpejtë të situatës”, deklaroi Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarri në Tetovë është lokalizuar, nuk ka rrezik për zgjerimin e saj

Story i radhës

Klubi i Prodhuesve mbështet sistemin dual të arsimit në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë