kacarska i shkruan talat xhaferit zgjidhni kater gjykates tjere ne gjykaten kushtetuese 6201145bedec1

Kacarska i shkruan Talat Xhaferit: Zgjidhni katër gjykatës tjerë në Gjykatën Kushtetuese

February 7, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska sot i dërgoi letër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi ku shprehu shqetësimin për gjendjen me zvogëlimin e numrit të gjykatësve dhe kërkoi nga ai që të përdor autoritetin et ij dhe në Kuvend të zgjidhen katër gjykatës e ri.

Në letër thuhet se Kushtetuta e definon Maqedoninë e Veriut si demokraci parlamentare, ndërsa Gjykata Kushtetuese si organ e mbron kushtetutshmërinë, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe për këtë arsye, kjo gjykatë funksionon vetëm me 5 gjykatës edhe pse Kushtetuta parasheh përbërjen e plotë me 9 gjykatës.

“Kjo ka ndikim gjatë vendimmarrjes ku shpesh herë ndodh që propozimi të mos ketë shumicën për shkak se për momentin për 16 lëndë nuk mund të merret vendim. Krahas kësaj, theksoj se para gjykatës duhet të shqyrtohen lëndë që janë në interes të shtetit dhe ku duhet të vendosë përbërja e plotë e gjykatës”, thuhet në letër.

Në fund ajo kërkon nga kuvendi të zgjedh gjykatësit e ri dhe me këtë do të ruhej funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

serish rriten cmimet e derivateve te naftes 620113ab32506
Story i mëparshëm

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës

bashkepunimi per universitetet rama ne viterbo per shqiptaret italia eshte toka e endrrave te tyre 620116b71a78b
Story i radhës

Bashkëpunimi për universitetet, Rama në Viterbo: Për shqiptarët, Italia është toka e ëndrrave të tyre

Të fundit nga

Vdes Nazmi Shabani, ish-luftëtari i UÇK-së

Me dhembje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Shabani. Ai ndërroi jetë papritmas pas një sulmi të befasishëm që fatkeqësisht i
ShkoLartë