Bashkëpunimi për universitetet, Rama në Viterbo: Për shqiptarët, Italia është toka e ëndrrave të tyre

Kryeministri Rama  ndodhet në Viterbo të Italisë prej ditës së djeshme, 6 shkurt. Mësohet se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në fushën e arsimit. Për shqiptarët, Italia është toka e ëndrrave të tyre dhe marrëdhënia Shqipëri-Itali është e veçantë në të gjitha nivelet. 

“Është kënaqësi e nder të jem këtu në Viterbo,” ka deklaruar Rama.

Rama: Duhet të krijojmë sinergji e bashkëpunime të reja në sistemin universitar mes dy vendeve për të ardhmen. Problemet që po përballojmë janë të ngjashme, siç është largimi i të rinjve nga jugu e pjesa qendrore e Italisë, e drejt Veriut e Europës Veriore, E kemi për detyrë ta përballojmë këtë problematikë me racionalitet, pa rënë në kurthin e politikave të së shkuarës. Për ne është e rëndësishme të vazhdojmë të punojmë për internacionalizimin e universiteteve tona, për të bërë që studentët shqiptarë të kenë programe të ngjashme me ato italiane.

Kemi një shembull të mirë universiteti në Shqipëri, si ai i Zonjës së Këshillit të Mirë, themeluar me kërkesë të nënë Terezës, e me mbështetjen e Selisë së Shenjtë. Është një Universitet që dëshmon se mund të lindin sinergji të reja, një katedër italo-shqiptare e plotfuqishme. Na bashkon një lidhje e veçantë.

Për shqiptarët, Italia është toka e ëndrrave të tyre. Na ndan një det, e një histori që jo gjithmonë na ka bashkuar, por në të njëjtën kohë na bashkon një ndjenjë e përbashkët përkatësie e jashtëzakonshme e fqinjësisë. Marrëdhënia mes Shqipërisë e Italisë është e veçantë në të gjitha nivelet. Duhet të shfrytëzojmë më mirë programet europiane, duke përfituar nga njohuria që ka Italia. Kemi shumë për të mësuar e jemi me fat që Italia ka disponueshmërinë vëllazërore për të an ofruar atë që është më e rëndësishme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kacarska i shkruan Talat Xhaferit: Zgjidhni katër gjykatës tjerë në Gjykatën Kushtetuese

Story i radhës

Era Istrefi me poza seksi para pasqyrës

Të fundit nga