Kabineti i Xhaferit: Po vlerësohen saktësisht dëmet e shkaktuara nga deputetët e Levicës

1 minut lexim

Nga Kabineti i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë se Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar me kontrollet pasi dy deputetët e Levicës demoluan sallën e Kuvendit, shkruan TV21. Nga Kabineti i Xhaferit thonë se po bëhen vlerësime për të ditur saktësisht dëmin.

“Inspektimi nga MPB-ja ka përfunduar, aktualisht po bëhet vlerësimi nga komisioni parlamentar, kompania e sigurimit dhe Byroja e Ekspertizës Ligjore dhe më pas do të dihet saktësisht dëmi”, thonë nga Kabineti i Xhaferit.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ronaldo dhe Messi në garë për çmimin e Globe Soccer 2023

Story i radhës

Në sulmet e Izraelit në Gaza humbin jetën edhe 2 gazetarë të tjerë

Të fundit nga