ne sulmet e izraelit ne gaza humbin jeten edhe 2 gazetare te tjere 655c802c20c72

Në sulmet e Izraelit në Gaza humbin jetën edhe 2 gazetarë të tjerë

November 21, 2023
1 minut lexim

Në bombardimet e kryera nga avionët luftarakë izraelitë kundër Rripit të Gazës kanë humbur jetën edhe 2 gazetarë të tjerë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, kanë humbur jetën gazetaret Ala Taher al-Hasanat dhe Ayyat Khaddora pas shënjestrimit të shtëpive të tyre në rajonin Beit Lahia në veri dhe në kampin e refugjatëve Al-Bureij në pjesën qendrore të Gazës.

Khaddora deklaroi se “Kjo do të jetë video e fundit” në transmetimin me pamje që u lidh në kanalin televiziv Alghad në të cilin punonte për të transmetuar zhvillimet.

“Forcat izraelite kanë hedhur bomba me fosfor në Beit Lahia. Kanë shpërndarë njoftime (broshura) për evakuimin e rajonit”, tha Khaddora e cila me lot nën sy u shpreh: “Njerëzit janë nëpër rrugë si të çmendur dhe nuk dinë ku të shkojnë. Edhe ne në shtëpi jemi ndarë. Një pjesë e tyre kanë dalë dhe sigurisht që nuk e dimë se ku kanë shkuar. Situata është shumë e vështirë. O Zot na mëshiro”.

Edhe gazetarja Ala Taher al-Hasanat ka humbur jetën si pasojë e bombardimit që avionët izraelitë kryen ndaj shtëpisë së saj në kampin e refugjatëve Al-Bureij në pjesën qendrore të Gazës.





MARKETING

RENT A CAR

kabineti i xhaferit po vleresohen saktesisht demet e shkaktuara nga deputetet e levices 655c7f321e891
Story i mëparshëm

Kabineti i Xhaferit: Po vlerësohen saktësisht dëmet e shkaktuara nga deputetët e Levicës

shiste droge ne lokalin e tij dhe ne lagje te ndryshme te elbasanit arrestohet nje 36 vjecar 655c8150dc625
Story i radhës

Shiste drogë në lokalin e tij dhe në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet një 36-vjeçar

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë