ka pasuri 550 milioneshe kengetari i njohur sting nuk do tu le pasurine femijeve duhet te punojne vete i arsimova 69fb7d8dbc4ac

Ka pasuri 550 milionëshe, këngëtari i njohur Sting: Nuk do t’u lë pasurinë fëmijëve, duhet të punojnë vetë, i arsimova

May 6, 2026
1 minut lexim

Këngëtari i njohur Sting ka deklaruar se nuk planifikon t’u lërë pasurinë e tij fëmijëve.

74-vjeçari tha në një intervistë se, edhe pse i mbështet financiarisht, dëshiron që ata të gjejnë vetë rrugën në jetë.

Ai theksoi se t’u thuash fëmijëve që nuk kanë nevojë të punojnë është gabim. Sipas tij, kjo i dëmton dhe i pengon të zhvillohen.

Sting u shpreh se fëmijët e tij kanë një etikë të fortë pune dhe janë mësuar të përpiqen vetë për suksesin. “Duhet të punoni”, tha ai, duke shtuar se u ka siguruar arsimimin dhe kushtet bazë.

Këngëtari nënvizoi se kjo qasje nuk është e ashpër, por një mënyrë për t’i bërë më të fortë dhe më të pavarur. Ai shtoi se fëmijët e tij rrallë i kërkojnë para dhe këtë e vlerëson shumë.

Edhe më herët, Sting ka deklaruar se nuk dëshiron t’u lërë një pasuri të madhe, pasi beson se ata duhet të arrijnë sukses me forcat e tyre. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shqetesim ne jug te qipros 70 e fshatit trozena ne duart e investitoreve te huaj 69fb7c2231778
Lajmi i mëparshëm

Shqetësim në jug të Qipros/ 70% e fshatit Trozena në duart e investitorëve të huaj

mickoski rritja e cmimeve te biletave te avionit do te kete ndikimin me te madh ne normen e inflacionit per muajin prill 69fb836416441
Lajmi i radhës

Mickoski: Rritja e çmimeve të biletave të avionit do të ketë ndikimin më të madh në normën e inflacionit për muajin prill

Të fundit nga

ShkoLartë