ka nje disidence te fshehur brenda ps curri analizon ne top story qendrimin e spiropalit ka interes personal erion brace e ka parimore 69f3cb1052798

“Ka një disidencë të fshehur brenda PS”/ Curri analizon në ‘Top Story’ qëndrimin e Spiropalit: Ka interes personal, Erion Braçe e ka parimore

April 30, 2026
1 minut lexim

Analisti Arjan Curri ka komentuar mbrëmjen e sotme lëvizjet e Spiropalit brenda Partisë Socialiste dhe daljet e saj me deklarata publike pas debatit me Ramën në mbledhjen e Grupit të PS.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, Curri bëri edhe një krahasim mes deputetit Erion Braçe dhe Elisa Spiropalit, ku u shpreh se ai ka interes parimor, kurse ish-ministrja e Punëve të Jashtme e ka interesin personal.

“Erion Braçe nuk ka interes personal pas, ai e ka parimor, kurse Spiropali e ka personal. Ka shumë rëndësi në politikë kush e thotë dhe kur e thotë. Të flasësh ti pas 13 vitesh për partinë-shtet kur e ke bërë Ramën Skënderbeu, është sikur t’i nxjerrësh inatin. Ke pas edhe një konkurrente që është Balluku. Këto dy zonja kanë pasur një luftë të madhe politike brenda PS, luftë që e ka fryrë Skënderbeu Rama. Ky inat dhe padurim i saj e ka çuar në këtë fazë ku është sot.

Spiropali e ka të sigurt që kjo luftë do ta çojë diku. Dikush i ka thënë që Balluku ka mbaruar dhe është nxituar. Unë e shikoj Spiropalin si të përkëdhelurën e Ramës. Në mendjen e saj është akoma fantazia që do jenë drejtuese të ardhshme të PS, ose Kryeministre. Rama ka nuhatur.

Ka dhe një grup deputetësh që i kanë shkelur syrin dhe i kanë thënë Spiropalit jemi pas teje. A mund të përdoret Spiropali si karrem nga Rama për të zbuluar disidencën e fshehtë brenda partisë së tij? Le të themi se ka një disidencë të heshtur. Ajo që dimë është që Spiropali mund të jetë përkëdhelur, dhe ka pirë kafe me ndërkombëtarët”, u shpreh Curri.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hoxhaj falenderon kongresmenet amerikane qeveria e re duhet ta kete prioritet absolut anetaresimin ne nato 69f3caaaa73a3
Lajmi i mëparshëm

Hoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Qeveria e re duhet ta ketë prioritet absolut anëtarësimin në NATO

monedha e iranit shenon renie rekorde teksa lufta e bllokada amerikane po tronditin ekonomine e tij 69f3cb889916c
Lajmi i radhës

Monedha e Iranit shënon rënie rekorde, teksa lufta e bllokada amerikane po tronditin ekonominë e tij

Të fundit nga

ShkoLartë