hoxhaj falenderon kongresmenet amerikane qeveria e re duhet ta kete prioritet absolut anetaresimin ne nato 69f3caaaa73a3

Hoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Qeveria e re duhet ta ketë prioritet absolut anëtarësimin në NATO

April 30, 2026
1 minut lexim

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur rezolutën e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e cila mbështet integrimin e Kosovës në NATO.

Në një reagim publik, Hoxhaj e cilësoi këtë zhvillim si një sinjal të qartë politik nga Uashingtoni për orientimin strategjik të Kosovës.

“Ky është një mesazh i qartë se e ardhmja e Kosovës është në aleancën euroatlantike,” u shpreh Hoxhaj.

Ai theksoi se vendi ka humbur kohë të çmuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, duke kritikuar mungesën e vullnetit politik në vitet e fundit.

“Cilado qeveri që do të kishte qenë në udhëheqje në këto 6 vitet e fundit, sot Kosova do të ishte anëtare e NATO-s,” deklaroi ai.

Sipas tij, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit, prioriteti kryesor i institucioneve të reja duhet të jetë integrimi në aleancën veri-atlantike.

“Qeveria e re duhet ta ketë prioritet absolut anëtarësimin në NATO,” përfundoi Hoxhaj.

Rezoluta e propozuar në Kongresin amerikan synon të rrisë mbështetjen politike për përfshirjen e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke reflektuar një angazhim të vazhdueshëm të SHBA-së për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Në shkurt të këtij viti, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në një diskutim në Kongresin Amerikan, ku ka theksuar anëtarësimin e Kosovës në NATO si prioritet strategjik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

efekti i hormuzit shba te dhe kina perplasen per kanalin e panamase 69f3c9c665afa
Lajmi i mëparshëm

Efekti i Hormuzit? SHBA-të dhe Kina përplasen për Kanalin e Panamasë

ka nje disidence te fshehur brenda ps curri analizon ne top story qendrimin e spiropalit ka interes personal erion brace e ka parimore 69f3cb1052798
Lajmi i radhës

“Ka një disidencë të fshehur brenda PS”/ Curri analizon në ‘Top Story’ qëndrimin e Spiropalit: Ka interes personal, Erion Braçe e ka parimore

Të fundit nga

ShkoLartë