Dita ka nisur shumë herët për Luanën e cila është gjendur mes shumë punëve në Prishtinë. Dhe çfarë e gëzon më shumë në ditë si këto është mënyra se si zgjohet dhe ritmi i gjërave që e presin.
“Vdes për mënyrën sa me qejf dhe shpejt zgjohem kur kam punë”, ka shkruar Luana krah pamjeve ku shfaqet në makinë duke nisur ditën në orën 8 të mëngjesit.
Vjollca nuk ka zbuluar se me çfarë po impenjohet momentalisht, ndonëse ka pohuar se prej kohësh po punon për një projekt për vajzat.
Luana Vjollca
Ndërsa e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”, Luana pohoi se “Shiko Kush Luan” do të ketë një rikthim sepse publiko e do dhe e kërkon.