Ka filluar pagesa e pensioneve të dhjetorit në Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sot ka filluar pagesa në faza e pensioneve për muajin dhjetor, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. “Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe degëve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

Marketing

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.12.2022 (e martë), për pensionet më të larta se 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.12.2022 (e mërkurë), për pensionet në vlerë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.12.2022 (e enjte) ndërsa për pensionet me shumë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.12.2022 (e premte)”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Pensionistët që përdorin kartë pagesore, të ndërlidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni mund t’i tërheqin paratë nga sot. Ata mund të tërheqin pensionin e tyre në një bankomat dhe të përdorin fondet për të paguar në rrjetin e tregtimit ose për pagesa elektronike.

Story i mëparshëm

Benzema ishte i gatshëm por…

Story i radhës

Avokati i Popullit peng i “pazareve” politike, Kuvendi pritet të rihapë garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri

Të fundit nga