Gjigandët evropianë si Juventusi, Manchester United dhe Liverpooli si duket e kanë humbur garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Ryan Gravenberch.
Siç raportohet nga shumë media, Ajaxi ka pranuar ofertën prej 28 milionë eurosh nga Bayern Munichu, dhe se Gravenberch favorizon një kalim te gjiganti gjerman.
Gravenberch së fundmi vazhdimisht ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm te skuadrat si Juventusi, Manchester United, Liverpooli e Real Madridi, sidoqoftë, eksperti italian i transferimeve Alfredo Pedulla ka treguar se Gravenberch ka zgjedhur Bayernin si aventurën e tij të radhës.
Spekulohet se nga kjo marrëveshje e arritur, Gravenberch do të përfitojë afro 4,3 milionë euro plus bonuse në sezon, me gjigantit e Bundesligas.
Tinejxheri veçse ka 10 paraqitje me Kombëtaren e Holandës, ndërsa ka arritur të kontribuoj me dy gola dhe gjashtë asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën e Ajaxit.