Juventusi “tërbon” tifozët bardhezi

Sezoni i ri nis dhe pa dyshim që risia më e bukur e dy sezoneve të fundit në stadiumet italiane do të jetë heqja e kufizimeve e normave anti-COVID, prandaj impiantet mund të mbushen plot dhe klubet pse jo të nisin të mbushin disi arkat e tyre të zbrazëta.

Por ende pa nisur mirë, në radhët e Juventusit tërbimi është shumë i madh nga ana e ultrasve, pasi çmimet e abonimeve vjetore janë stratosferike, më shtrenjtë se çdo skuadër tjetër e Serisë A.

Për të ndjekur “Zonjën e Vjetër” pas portave, që nuk kanë luksin për ta shijuar në stadium, nevojiten 650 euro, një çmenduri nëse mendon se ultrasit e Milanit dhe të Interit do të mund ta paguajnë të njëjtin vend në “San Siro” respektivisht për 199 dhe 269 euro.

I vetmi çmim abonimi që Juventusi ka më lirë sesa Milani lidhet me prenotimin në pjesën perëndimore të tribunës qendrore: 2700 për bardhezinjtë dhe 3000 euro për “Djallin” (vetëm 2500 për Interin, në të njëjtat vende si kuqezinjtë).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja kur lëshohet rryma elektrike në Haraçinë

Story i radhës

Çfarë i bën kaq të veçantë Gaforret

Të fundit nga